Detaje nga krimi i dyfishtë në Kosovë/ Pronari i biznesit vret punonjësen, më pas kryen vetëvrasje

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur rreth krimit të dyfishtë në Komunën e Vushtrisë, në Kosovë.
Mediat lokale raportojnë se pronari i një furre buke ka vrarë punonjësen dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndërkaq, një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar. Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave/abcnews.al