Detaje nga ngjarja tragjike/ Shqiptari i vrarë në Angli, nipi i këngëtares së njohur

Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka humbur nipin e saj, Lorik Abazi, 22 vjeç, i cili u vra gjatë një sherri me thikë në Angli.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj:

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 të së dielës në Croydon.
Abazi, u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërrroi jetë.
Dy të tjerët, të moshës 21 vjeç, u dërguan gjithashtu në spital, njëri prej të cilëve mbetet në gjendje kritike për jetën.
Për rastin në fjalë, policia britanike ka arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç, si të dyshuar. Njëra prej vajzave është liruar më vonë me kusht.
Po ashtu, BBC raporton se të rinj të tjerë të moshës 21-vjeç janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në përleshje.