E Enjte, 5 Nëntor 2026

Detaje nga vdekja e Kadaresë: Ndërroi jetë nga arresti kardiak në shtëpinë e tij, u kthye nga Franca pas…

Zbardhen të tjera detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Shkrimtari me famë botërore u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare.

BalkanWeb mëson se zemra e Kadaresë rrahu së punuari në shtëpinë e tij në Tiranë, ku kaloi gati 3 vitet e fundit.

Pas pandemisë së COVID-19 Kadare kishte vendosur që të kthehej nga Franca, dhe të jetonte në atdhe. Mjeku i tij, që ishte dhe fqinj, tregoi për News24 edhe shkakun e vdekjes së Kadaresë, i cili kishte pësuar një arrest kardiak.

/a.r

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›