E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga vrasja e turistit francez në Ksamil, autori ishte roje plazhi, shkak i sherrit dyshohet një vajzë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e Ksamilit, ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Sipas burimeve nga mjeku që e pa trupin në morgun e Sarandës, mësojmë se 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, që është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Shkaku i ngjarjes dyshohet për një vajzë.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

*Policia e Sarandës ka reaguar disa orë pas ngjarjes, duke sqaruar se bëhet fjalë për një shtetas portugez dhe jo francez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›