E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga vrasja në Kosovë, identifikohet viktima, autori e qëlli me 10 plumba brenda në makinë (FOTO)

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Sipas mediave lokale, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba brenda makinës së tij.

Autor i dyshuar i ngjajres dyshohet të jetë Arbër Havolli, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Arsyet e krimit vijojnë të jenë ende të paqarta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›