E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detaje të dokumentarit për Kurt Kobain

Regjisori, Brett Morgen, ka zbuluar detaje të reja lidhur me filmin mbi jetën e Kurt Kobain, yllin e grupit, “Nirvana”.

Bret, ka qenë duke punuar në dokumentarin ende të pa titulluar këto pesë vitet e fundit dhe dokumentari pritet të shfaqet në vitin 2014.

“Ka për të qenë një mishërim i karakterit të tij. Nëse ju mendoni për Kurt, ai ishte kontradiktor. Ai mund të ishte i sinqertë dhe sentimental por, edhei hekurt dhe sarkastik.Filmi reflekton mbi shpirtin e tij”, thotë regjisori./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›