E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti 8 ballë, paralizohen portet Durrës e Vlorë

DURRËS-VLORË - Është paralizuar puna në dy portet e mëdha të vendit, Durrës dhe Vlorë. Asnjë anije apo traget nuk del dot në det të hapur për shkak të motit të keq. Burime nga kapitaneria e Durrësit bënë të ditur për 'Shekullin' se "anijet e peshkimit dhe ato të transportit nuk punojnë. Edhe hambarët janë të mbyllur për shkak të lagështirës". Në Durrës, valëzimi i detit ka qenë 7-8 ballë. Moti i keq ka nisur që në mesnatë, duke vonuar edhe mbërritjen e tragetit me pasagjerë nga Italia.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Prej më se dy orësh janë bllokuar në port pasagjerët e linjës Vlorë-Brindizi, pasi trageti nuk mund të niset. Kapitaneria thotë se "deti jashtë gjirit është 8 ballë dhe brenda gjirit, 4 ballë". Aktualisht asnjë anije nuk del dot nga moli, madje edhe një prej tyre e ngarkuar me tulla që u nis në mëngjes është kthyer mbrapsht.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›