“Detyra” e re për mentorët, Gloria rendit cilësitë e finalistes së saj, ja pse duhet të fitojë Baby G

Mentorët e fermerëve kanë një “detyrë” të re nga Agai.
Të gjithë të ulur rreth një tavoline, ata duhet të japin argumentet pse konkurrenti i tyre duhet të fitojë “Ferma VIP”.
Mentorja e Baby G, Gloria Meshi ka renditur cilësitë e finalistes.
“Është një vajzë shumë solare. E kam thënë gjithmonë që çiltërsia që ajo ka pasur, batutat që ajo bënte, nuk e ka vrarë kurrë mendjen, ka bërë çfarë ka dashur dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Kjo për mua është një pikë shumë e fortë që Baby G ka.
Nuk mendon se si duket, por i ka bërë gjërat siç i ka ndjerë. Është një vajzë e çiltër, shumë e talentuar, shumë e bukur, nuk i trembet debateve, pra di të debatojë, nuk ka frikë nga debatet. Ajo çfarë mund t’a ketë disavantazhuar pak ka qenë gjuha, sepse ajo është rritur jashtë dhe mbase disa fjalë i merr për keq, ose zgjedh fjalën e gabuar për të thenë sepse nuk i di kuptimin.
Asnjëherë nuk është grupuar për të krijuar intriga. Ka qenë gjithmonë ajo vajza që del me rroba banjo, që kërcen, që argëtohet, nuk ka pasur plane”, tha Gloria.
https://www.instagram.com/reel/C8CsxljstNm/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Lidhur me cilësitë e Baby G dhe rrugëtimi i saj në fermë, kanë dhenë mendimin e tyre edhe një pjesë tjetër e mentorëve.
“Mendoj se Baby e di shumë mirë shqipen, por zgjedh vetë të flasi në anglisht, le të mos bëhemi naiv asnjëri dhe të mos e ham sapunin për djathë. Në momentin që i drejtohet për një çështje ajo e ka kuptuar shumë mirë, thjesht nuk ka dashur dhe ka bërë sikur nuk e ka kuptuar pyetjen”, replikoi Valeri.
“Të bëj sikur nuk kupton ose sikur nuk e dëgjon, mua nuk më duket korrekte dhe është mungesë respekti dhe së dyti ti nuk do të përzihesh, por të bësh çfarë ke ti në kokën tënde”, deklaroi Xhensila. /vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C8Cv0KksxAG/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==