E Hënë, 2 Nëntor 2026

Deutsche Welle shtohet në listën e organizatave të padëshirueshme nga Rusia

Rusia ka shtuar rrjetin gjerman të transmetimeve Deutsche Welle në listën e organizatave të padëshirueshme. Ky vendim i Rusisë vjen në një kohë tensionesh të larta midis Berlinit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ruse, media gjermane është shtuar zyrtarisht në listën e organizatave të padëshirueshme.

Rusia shpall si “të padëshirueshme” subjektet që pretendon se dëmtojnë sigurinë e saj kombëtare. Qytetarët rusë që bashkëpunojnë me ose financojnë këto organizata përballen me deri në pesë vjet burg.

Drejtoresha e përgjithshme e DW, Barbara Masching, deklaroi se vendimi i Rusisë nuk i dekurajon. Sipas saj përpjekja e fundit për të heshtur median e lirë tregon se sa pak Rusia e vlerëson regjimi lirinë e shtypit dhe sa shumë i frikësohet raportimit të pavarur.”

“Ne do të vazhdojmë të mbulojmë në mënyrë të pavarur pushtimin rus të Ukrainës, si dhe çështje të tjera për të cilat informacioni është i pakët në Rusi, në mënyrë që njerëzit të mund të krijojnë mendimet e tyre”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›