E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll/ Zjarr në pyjet e Sinicës, forca në terren për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, në bashkinë Devoll.

Pas marrjes së njoftimit për përhapjen e flakëve, në operacion janë angazhuar 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës.

Forcat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të shmangin përfshirjen e sipërfaqeve të tjera pyjore. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore.

Deri në këto momente nuk ka ende një vlerësim të saktë për sipërfaqen e përfshirë nga flakët, ndërsa nuk dihen as shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

Puna në terren do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të vatrës dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizimin apo përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›