Devolli Group dhuron 4 shtëpi

Devolli Group ka dorëzuar çelësat e këtër shtëpive për familje në nevojë si pjesë e strategjisë së vet të përgjegjësisë sociale të korporatave, në një ceremoni të mbajtur afër shtepive të martën me 6 gusht 2013 në Pejë.
Kompania ka zgjedhur që dhurimin e shtëpive ta bëjë në prag të bajramit në mënyrë që banorët e saj të gëzojnë këtë festë në shtëpinë e tyre të re.
Secila prej shtëpive ka rreth 120 metra katrorë, një pronë prej rreth 3 ari tokë dhe është e mobiluar plotësisht, e gatshme që familjet të fillojnë jetën aty. Përfituesit janë zgjedhur në bazë të një komisioni trepalësh të përbërë nga komuna e Pejes, Bashkësia Islame dhe zyrtarë të Kompanisë Devolli Group.
Kjo është hera e dytë që kompania Devolli Group ndërton shtëpi për familje në nevojë. Herën e parë shtëpitë janë dhuruar në qytetin e Mitrovices. Në të ardhmen Kompania do të vazhojë këtë praktikë në qytete te ndryshme të Kosovës.
Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se tashmë ata janë në ndërtim të një strategjie të përgjegjësisë sociale të korporatës dhe do të vazhdojnë këtë praktikë edhe në të ardhmen edhe me aktivitete të tjera të cilat do të ndikojnë në uljen e varfërisë në Kosovë që është një ndër problemet kryesore të vendit.
“Kompania jonë është koncentruar në prodhim e jo në tregti. Ne profitin tonë e gjenerojmë duke angazhuar shumë fuqi puntore dhe duke përdorur lëndë të parë nga Kosova. Profiti riinvestohet në Kosovë duke gjeneruar vende të reja të punës”, ka thënë pronari i Kompanisë Blerim Devolli.
“Ne punësojme mbi 1000 kosovarë, me të ardhura mbi mesatare kosovare dhe bashkëpunojme me 2000 ferma të qumshtit, që përbëjnë të ardhura për 3000 familje kosovare. Gjithashtu ne kemi mbi 50 kontraktorë të tjerë të cilët kanë kontrata me ne dhe sigurojnë të ardhurat nga grupi jonë. Ne mendojmë se ky është kontributi më i madhe qe ne i japim Kosovës”, ka shtuar ai.
“Mirëpo, ne konsiderojmë se edhe ndihma e disa familjeve në nevojë dhe ngritja e tyre në një status më të lartë social, është një gjë tjetër që i nevojitet Kosovës dhe na ofron neve mundësinë që të ndihmojmë”, ka thënë Blerim Devolli.
Devolli Group përbëhet nga fabrika e përpunimit të qumshtit Vita, me te gjitha produktet e qumeshtit si dhe Z-mobile e cila ofron shërbime të telefonisë mobile të standardeve më të larta ndërkombëtare për konsumatorët Kosovar e poashtu punëson me qindra të rinj.Devolli Group është pasardhës i kompanisë Devolli Commerce e themeluar nga Ibrahim Devolli në vitet e nëntëdhjeta./Indeksonline/