E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezertoi nga ushtria kapet ne Kakavije duke tentuar te arratisej per ne Greqi

Kakavije 18 tetor NOA - Si rezultat i perforcimit te masave ne kufirin e gjelber me Greqine konkretisht ne piken kufitare te Kakavijes gjate dites se djeshme nga ana e efektivave te policise eshte bere e mundur kapja dhe ndalimi i nje personi te shpallur ne kerkim.

Ngjarja konfirmohet per agjencine e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare te Kakavijes sipas te cilave personi i ndaluar rezultonte si i denuar me 4 muaj burg eshte 22 vjec dhe mban emrin Ilia Muhameti lindur dhe banues ne qytetin e Beratit i cili i shtohet radhes me 72 persona te kerkuar te kapur gjate ketij viti ne Kakavije.

Ne fakt policia ndersa patrullonte ne kufirin e gjelber ka realizuar bllokimin e 7 personave nga rrethe te ndryshme te cilet tentonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme ne drejtim te shtetit grek.

Nga verifikimet e bera ne sistemin TIMS rezultoi se njeri nga keta shtetas ishte person i shpallur ne kerkim pikerisht i lartpermenduri Muhameti.

Konkerisht mesohet se ky person i shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Tiranes me vendim nr 112 date 29.10.2009 e ka denuar kete shtetas me 4 muaj burg per vepren penale te Dezertim nga Ushtria.

U njoftua drejtoria e policise se Beratit e cila konfirmoi qenien e ketij personi ne kerkim dhe nisjen e patrulles per ta shoqeruar mbi veprime te metejshme.

Theksojme se gjate ketij viti nga ana e efektivave te drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Gjirokaster jane kapur dhe ndaluar 73 persona ne kerkim per llogari te drejtorive te policise ne qarqe te denuar per vepra te ndryshme penale.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32564-dezertoi-nga-ushtria-kapet-ne-kakavije-duke-tentuar-te-arratisej-per-ne-greqititleDezertoi nga ushtria kapet ne Kakavije duke tentuar te arratisej per ne Greqitheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›