E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë/ Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra! Dyshohet për grip

VLORË– Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me qëllim kryerjen e analizave.

Shpendët e gjetur të shtunën në plazhin e vjetër  në  Vlorë dyshohet të kenë ngordhur nga gripi.

Pas njoftimit të banorëve të zonës specialistë të shërbimit veterinar kanë marrë mostra dhe i kanë dërguar për analiza në Institutin  e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.

Përgjigjja pritet të dalë pas tre ditësh.

Për të  eliminuar përhapjen e gripit shpendët janë asgjësuar.

Ndërkohë rreziku i kalimit të virusit tek njerëzit sipas specialistëve është i ulët. Transmetimi ndodh nga kontakti me shpendët e sëmurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›