Dhjetëra tërmete në Santorini, banorët e kalojnë natën jashtë, autoritetet në gatishmëri

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në ishujt Kiklades të Egjeut, kryesisht në Santorini, Amorgos dhe Anafi .
Lëkundjet më të forta janë ndjerë sot rreth orës 12 të kësaj të hëne në brigjet e Amorgos me magnitudë 4.9 te shkallës Rihter.
Tërmetet kanë sjellë panik te banorët, kryesisht në Santorini , të cilët kanë zgjedhur që ta kalojnë natën jashtë, në makinat e tyre, ose në çadra. Shumë qytetarë dhe turistë janë larguar nga zona, ndërsa aeroportet janë të tejmbushur.
Ky ishull është prekur prej dy ditësh nga aktivitet i lartë sizmik. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kryesoi një takim urgjent në Athinë, ndërsa autoritetet e Santorinit janë përgatitur për një evakuim të mundshëm.
Tenda janë ngritur në një stadium, policia dhe zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri dhe njësitë speciale të reagimit ndaj fatkeqësive me qen nuhatës po ashtu janë gati. /vizionplus.tv