Dhjetëra vullnetarë nga Shqipëria e Kosova pastrojnë mbetjet në liqenin e Fierzës

Nismës së një grupi natyralistësh nga Kukësi për pastrimin e bregut të Liqenit të Fierzës në këtë qytet, iu bashkuan disa dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Tirana, Shkodra, Fieri, Librazhdi, Cerriku, Mamurrasi dhe Valbona.
Bashkia e Kukësit mbështeti vullnetarët me mjetë dhe pajisje personale, por të gjithë janë të mendimit se zgjidhja nuk janë aksionet:
Në vitin 2016 u shpall emergjenca mjedisore dhe liqeni u pastrua nga emergjencat civile dhe efektive te ushtrise. Edhe vitet e shkuara është pastruar nga aksione të ngjashme, ndërsa zotimet e qeverive të Shqipërise e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse ne rrjedhën e lumit Drin, nuk u mbajtën. Po keshtu deri tani duket se kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anije për pastrimin e sipërfaqes së liqenit, ndaj ai vazhdon e ndotet nga te tre shtetet.