E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhjetori i festave në Kolonjë, Rama ndan videomesazhin e veçantë


TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Kolonja e dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe është gati për të pritur festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e dekoruar, bashkë me mesazhin e veçantë të shpërndarë në këtë prag festash nga fëmijët me nevoja të veçanta.

“Kolonja gati për Dhjetorin e festave”, u shpreh, Rama, ndërsa ndau momente nga aktivitetet festive në këtë bashki.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kolonja është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të Kolonjës, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›