Dhjetori i festave në Lezhë, Rama: Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave”

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga zbukurimet për festat e fundvitit në Lezhë.
Kreu i qeverisë u shpreh se, Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë në Lezhë pranë “Fshatit të festave”.
Atmosfera festive ndihet kudo në qytetin e Lezhës.
Dritat shumëngjyrëshe, fishekzjarrët dhe muzika i shtojnë gëzimin fëmijëve të Lezhës që festojnë nën dritat e bredhit, simbolit të festave.
Përgjatë periudhës së festave, në sheshin qendror do të jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës.
1 nga 5/r.e/