Dhjetori i festave në Lezhë, Rama ndan pamjet

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Atmosfera festive ndjehet kudo në qytetin e Lezhës.
Dritat shumëngjyrëshe, fishekzajrret dhe muzika ua shtuan gëzimin fëmijëve të Lezhës që së bashku me kreun e bashkisë Pjerin Ndreu ndezën dritat e bredhit, simbolit të festave.
Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga festimet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Përgjatë periudhës së festave, sheshi do jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës. /j.p/