E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhjetori i festave në Peshkopi, Rama ndan pamjet

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ E dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat shumëngjyrëshe, Peshkopia është gati për të pritur festat e fundvitit.

Dekori i këtij viti është shtrirë përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.

Për të festuar ardhjen e Vitit të Ri, bashkia e Peshkopisë ka organizuar gjatë gjithë këtij muaji koncerte dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi qendror i zbukuruar i Peshkopisë ku qindra qytetarë kanë festuar nën tingujt e muzikës.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

1 nga 8

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›