E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhomë ekonomike Shqipëri–Kosovë, firmoset marrëveshja

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa u prit nga kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në takim zyrtar, me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.

Palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë.

Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozojë qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018, në Pejë.

Ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›