E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna e policisë ndaj 21-vjeçarit në protestë, Tedi Blushi: Janë 13 vitet në pushtet të Edi Ramës, të përmbledhura në një imazh!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar  imazhin e 21-vjeçarit në protestë, i cili një ditë më parë u dhunua nga policia, teksa u shtyp me forcë duke e përplasur në asfalt.

tedi blushi

Sipas Blushit, fotoja e atij të riut simbolizon 13 vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Mos e harroni kurrë këtë foto! Janë 13 vitet në pushtet të Edi Ramës, të përmbledhura në një imazh! Është ‘Prania Besnike’”, shkruan Blushi në reagimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›