E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna gjatë protestës, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve!

Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar për dhunën në protestën e sotme, duke ia faturuar përgjegjësinë Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bido shprehet se “plaçkitësit e doktorit ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore”. Sipas tij viktima janë vetëm studentët, zë ri i të cilëve duhet të dëgjohet.

“Sot pamë dhunë, plaçkitje dhe shkatërrim. Në emër të studentëve dolën plaçkitësit e doktorit që ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore dhe të nxjerrin në pah derëzinë e kahershme të një partie që veç dhunë di.

E këtu, viktima janë veç studentët, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet dhe problemeve të të cilëve duhet t’u jepet përgjigje nga institucionet përgjegjëse, edhe kur zullumi i opozitës tenton t’i zëvendësojë përmes dhunës!”, shkruan Bido.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›