Dhuna n Kavaj, tre persona n pranga

Policia e Kavajës arrestoi tre persona pas dhunës së ushtruar gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Besës dhe Skenderbeut, në stadiumin Besa e Kavajës.
Sipas informacioneve të fundit policia ka arrestuar në flagrancë Agim Musakun 30 vjeç, Nazmi Lecinin e Gëzim Mukën 52 e 44 vjeç, ndërsa në hetim të lirë janë shpallur dhe 4 persona.
Mbi këta persona bien akuzat e fyerjes për shkak të detyrës dhe kundërshtim të policisë.
Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Erjon Ajdini, Skerdi Bizhdili dhe Naim Haxhiu.