E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen

Tiranë, 3 nëntor NOA Kryeministri, Sali Berisha ka dënuar sot ashpër ndaj dhunës së gazetarit Mero Baze.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze, në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë.

Kryeministri Sali Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë deklaroi sot zëdhënësja e kryeministrisë, Juela Meçani.

Sikundër Kryeministri Berisha thekson edhe një herë se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë përfundoi Meçani.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›