E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj grave, Italia rregulla të reja parandalim, ndëshkim e mbrojtje

Dhuna ndaj grave duket se është një fenomen i përhapur në masë edhe jashtë kufijve shqiptar.

Qeveria italiane së fundmi ka aprovuar një dekret ligj për të parandaluar dhe luftuar dhunën kundër grave, një fenomen që në këtë vend ka marrë përmasa shqetësuese.

Projektligji me 12 nene është i bazuar në tre pika : parandalim, ndëshkim dhe mbrojtje.

Ministri i punëve të brendshme Angelino Alfano duke shpjeguar të rejat e dekretit që ashpërson ndjeshëm legjislacionin në këtë fushë tha se parashikohet arrestimi në rastet e keqtrajtimit në familje dhe të persekutimit fizik e psikologjik. Forcave të policisë u kërkohet që të largojnë nga nga banesa bashkëshortin e dhunshëm dhe ta mbajnë atë sa më larg partneres së dhunuar. Një e re edhe për gratë e huaja të cilat nëse janë pa dokumente qëndrimin dhe bëhen objekte të dhunës në familje, kanë të drejtë të marrin një lejeqëndrimi për arsye humanitare. Dekreti ndalon tërheqjen e padive për dhunë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë në Itali llogaritet që rreth gjashtë milionë e gjysmë gra pësojnë dhunë fizike, seksuale apo psikologjike dhe prej tyre vetëm 7% ngre padi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›