Dhuna ndaj grave, Kidman akuza Hollywood-it

“Dhuna ndaj grave? Edhe Hollywood-i ka pergjegjesite e veta”.
Keshtu eshte shprehur aktorja Nicole Kidman duke folur si ambasadore e UNIFEM-it (United Nations Development Found for Women), ne nje mbledhje te nenkomisionit te jashtem amerikan.
Sipas “The Guardian”, Kidman eshte shprehur se kinematografia “ka luajtur nje rol shume negativ ne perhapjen e imazheve te gruas sikur te behej fjale per nje objekt seksual”.
“Dhuna ndaj grave eshte me sistematikja dhe me e perhapura nder dhunimet e tjera te te drejtave te njeriut ne bote”, theksoi ajo.
Pervec kritikave, Kidman ka dhene dhe idene e saj per gjetjen e nje zgjidhjeje.
“Une nuk mund te flase per te gjithe Holliwoodin, por mund te jem e pergjegjshme per karrieren time”, tha ajo duke iu referuar refuzimit te disa roleve ku shfaqet dobesia e gruas.