E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj grave, shtohen rastet, 351 kërkesa për urdhra mbrojtjeje këtë vit vetëm në Durrës

Elona Nokaj, nënë e tre fëmijëve, ka vendosur t’i japë fund martesës pas viteve të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj i alkoolizuar. Sot, 42-vjeçarja është mes grave që kanë zgjedhur t’u bashkohen nismave kundër dhunës, duke marrë pjesë në aktivitetin sensibilizues për t’i thënë “Stop dhunës”.

Statistikat e këtij viti tregojnë se Durrësi vijon të kryesojë listën e rasteve të dhunës në familje në Shqipëri, me 351 kërkesa për Urdhra të Menjëhershëm Mbrojtjeje nga janari në shtator, nga të cilat 161 janë proceduar si vepra penale.

Tema botërore e kësaj fushate këtë vit është dhuna digjitale ndaj grave dhe vajzave, një formë që po rritet paralelisht me hapësirat online dhe që kërkon ndërgjegjësim të menjëhershëm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›