E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhuna ndaj koleges, kreu i Sindikatës së Mjekëve: Të merren masa për protokolle të sakta sigurie

Për ngjarjen e rëndë ku një mjeke u dhunua në ambjentet e punës ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Mjekësisë. Kreu i sindikatës së mjekëve, Gentian Stroni shpreh për RTSH indinjatën e thellë të cilët po përjetojnë sot gjithë komuniteti i mjekëve dhe profesorëve në QSUT, për shkak të kësaj ngjarje të rëndë që pësoi kolegia e tyre, Esi Duka

Dr. Stroni thotë se që nga viti 2019 janë bërë përpjekje konkrete për penalizimin e dhunës ndaj mjekëve siç janë ndryshimet në kodin penal, por realisht ngjarje të tilla kanë nevojë për protokolle të sakta sigurie.

Vendosja e rregullave të reja gjatë pandemisë për moslejimin e familjarëve në spitale krijoi një rutinë të mirë por sot duket se këto masa janë zbehur.

4 vite më parë mjekët kërkuan prani 24 orëshe të njësive policore brenda teritorit te spitalit si dhe ndalimin e shoqërimit të pacientëve nga familjërt në ambjentet e urgjencës përveçse me miratimin e mjekut, por realiteti tregon vashdimisht se dhuna gjen hapësirë në çdo kohë.

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës arrestoi dy persona, dhe vuri nën hetim 3 të tjerë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›