E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Egjipt, Bashkimi Evropian rishqyrtonë marrëdhëniet

Bashkimi Evropian po planifikon të rishqyrtojë marrëdhëniet me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.

Në një deklaratë të publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të përmbahen nga dhuna.

Në këtë deklaratë, theksohet se Bashkimi Evropian në mënyrë urgjente do ti rishqyrtoj marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratojë masa që synojnë parandalimin e dhunës më mëtejshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›