E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne Fier policia nis hetimet

Dy këshilltarët e majtë në Qarkun e Fierit, të cilët u dhunuan një ditë më parë, Flamur Buzi dhe Alket Sula, tregojnë nga spitali incidentin e ndodhur në zyrat e shtetit.

“Mori në telefon vëllezërit e vetë. Ishin gjithë ata veta dhe për 10 minuta s’morra vesh se cfarë ndodhte. Ishin të pajisur me leva dhe pistoleta dhe më sulmuan mua dhe një shokun tim”, tregon Buzi.

“Erdhën e na sulmuan, me goditje të fuqishme. Ishin shumë vetë, na goditën me gjëra të hekurta, çekanë e leva dhe në një moment ... Na goditën edhe me qytat e pistoletës në kokë”, thotë Sula.

Ndërkohë, policia e Fierit njofton zyrtarisht se ka shpallur në kërkim tre persona një ditë pas incidentit të rëndë ku mbetën të plagosur në ambjentet e Këshillit të Qarkut, Flamur Buzi dhe Alket Sula.

Sipas policisë, autorët e dyshuar, Ahmet, Edmond dhe Agron Krasniqi, po hetohen për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›