E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhuna në Kuvend/ PS kërkesë Nikollës për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së

Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan dhe krijuan tensione në seancën plenare të djeshme.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Nokës, Edi Palokës, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja,  Gazment Bardhit.

Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvend nisi me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku u goditën me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

Kuvendi mori menjëherë masë ndaj deputetit Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›