Dhuna në familje – Në Gjirokastër, bashkëpunim ndërinstitucional për koordinimin e veprimeve

Bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese dhe institucioneve të tjera në Gjirokastër po jep rezultate pozitive në luftën kundër dhunës në familje.
Specialistja kundër dhunës në familje, Diana Haxhiaj bën me dije se po punohet intensivisht për të mbështetur viktimat dhe për të reduktuar këtë fenomen shqetësues.
“Institucionet përgjegjëse për ligjin për dhunën marrëdhëniet familjare, përbën jo vetëm Policinë e Shtetit, por edhe institucionin e shëndetësisë, arsimit, qeverisje vendore dhe shumë të tjera. Kemi bashkëpunim të ngushtë me këto institucione për të dhënë produktin që duam dhe vërtet dhe që jep ky ligj për viktimat e dhunës në familje”, tha Diana Haxhiaj, specialiste kundër dhunës në familje.
Të dhënat nga Drejtoria Vendore e Policisë në Gjirokastër tregojnë se, krahasuar me një vit më parë, rastet e dhunës në familje janë ulur me 10%.
“Misioni për Policinë e Shtetit është për ta minimizua. Krahasuar me vitin 2024 me vitin 2025 kemi një rënie me 10 për qind të rasteve të denoncuara”, tha Haxhiaj.
Ndërkaq faktorët ekonomikë mbeten nxitësit kryesorë të konflikteve brenda familjes.
/rtsh.al/