E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhuna në familje, kërkohet ashpërsimi i masave ndaj dhunuesve

Gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar 3 raste të rënda të dhunës në familje në Korçë, të cilat kanë ngritur alarmin që ky fenomen po merr përmasa të mëdha. Për mjeken psikiatër Nikolina Bode kjo problematikë duhet kërkuar tek institucionet ligj zbatuese, më konkretisht tek fakti sesa funksionojnë urdhrat e mbrojtjes, gjë që çon më pas në kryerjen e veprave penale.

Por si mund të parandalohen rastet e dhunës në familje? Ndërkohë që një pjesë e dhunuesve kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, mjekja thekson se dhuna është një model sjellor.

Sipas të dhënave nga gjykata e Korçës, gjatë tre muajve të fundit janë regjistruar 25 kërkesa për urdhra mbrojtjeje, prej të cilave gjykata ka pranuar vetëm 13 prej tyre.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›