Dhuna në komisariatin e Tepelenës, SHKB nis hetimet

Tiranë, 11 korrik NOA- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në datën 8 korrik në Komisariatin e Tepelenës ku shtetasi Bexhet Serjani pretendon se mbi të është ushtruar dhunë nga ana e specialistit të rendit Argjir Çela.
Sipas noftimit për shtyp të ministrisë së Brendshme, për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal për veprën penale të kryerjes së veprimeve arbitrare, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.
Ndërkohë ndaj punonjësit të policisë është kërkuar pezullimi nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
m.i/NOA