Dhuna në ndeshjen Tirana-Bylis, Policia: Janë shoqëruar disa tifozë, tentuan të godisnin gjyqtarët
Policia e Rrogozhinës ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së kampionatit shqiptar mes Bylisit dhe Tiranës, përfunduar me rezultatin 2-2, shkruan Newsport.al.
Pushtimi i fushës nga tifozët bardheblu është shoqëruar me incidente, ku është tentuar të goditet edhe gjyqtari kryesor Kridens Meta. Për këtë, në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë shoqëruar disa tifozë për t’iu dorëzuar organeve ligjzbatuese për procedura të mëtejshme.
Rrogozhinë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe: Tifozët bardheblu qëllojnë arbitrin Kridens Meta, “luftë” në përfundim të Tirana-Bylis (VIDEO)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
