Dhuna para Parlamentit/ Shkon në 19 numri i protestuesve të arrestuar

Tensione dhe përplasje u regjistruan këtë të enjte gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Mes të shoqëruarve në komisaritatet nr 1 dhe nr 4, 19 persona janë arrestuar.
Personat e arrestuar janë, Gentjan Progni, Durim Bami, Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani,Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Ervin Gega, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Besard Kajmi, Aristotel Elezaj
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës, gjatë ditës së sotme morën trajtim mjekësor 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Nga efektivët e lënduar, 4 vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, së bashku me protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u trajtuan 1 efektiv policie dhe 2 protestues, të cilët, sipas autoriteteve shëndetësore, kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së kujdesit mjekësor.