E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna policore ndaj studentëve, aktivistët e Shoqërisë Civile kallëzojnë në SPAK kryeministrin Rama dhe kreun e Policisë

Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këteë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita për dhunën policore ndaj studentëve.

Muhamet skana fotoja-dhuna-policia

Në kallëzimin e tyre, aktivistët rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.

Mes akuzave që pretendojnë janë shpërdorimi i detyrës, ndikimi i paligjshëm ndaj punonjësve të policisë, dhënia e urdhrave të paligjshëm, mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe pengimi i lirisë së shprehjes e organizimit.

Aktivistët pretendojnë gjithashtu diskriminim dhe dhunë ndaj një pjese të shoqërisë.

Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:

1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike.

2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve.

4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit.

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.

6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.

FOTOT E PERSONAVE TE DHUNUAR

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›