E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune ne Kashmir qellohen manifestuesit

Policia indiane ka hapur zjarr ndaj manifestuesve ne Kashmirin indian.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet duke saktesuar se ka te pakten 8 te plagosur.

Kryeministri indian Manmohan Singh ka thirrur sot nje mbledhje te te gjitha partive te mazhorances dhe opozites per te diskutuar emergjencen ne Kashmir ku vazhdojne protestat e separatisteve.

Sipas mediave lokale do te diskutohet hipoteza per revokimin e pjesshem te nje ligji qe i jep fuqi speciale dhe imunitet ushtrise te vendosur ne zonat myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›