E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në bulevard/ Protestuesit gjuajnë me gurë, policia përdor ujë për të shpërndarë turmën

Dita e katërt e protestës ka qenë sërish e dhunshme nga studentët.

Aktualisht, ata janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek Kryeministria.

Në drejtim të policisë u hodhën gure dhe sende, ndërsa efektivët përdorën ujë për të larguar protestuesit dhe për të shpërndarë turmën.

Bulevardi duket i ndarë në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi ka mbuluar zonën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›