E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet punonjësi i policisë në Krujë, dyshohet se u godit me shkop bejsbolli nga vëllezërit e një vajze të mitur

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale.

19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, është goditur nga një person me maskë dhe shkop bejsbolli.

Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram. Dyshohet se ata nuk e kanë pranuar këtë komunikim.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe, përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›