E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet varret hebraikeSHBA Te gjenden autoret

PRISHTINE- Ambasada amerikane ne Prishtine denon perdhosjen e varrezave hebraike ne Prishtine duke u bere thirrje autoriteteve te Kosoves qe te kryejne hetime te hollesishme dhe te vene para drejtesise pergjegjesit e incidentit ne varrezat hebraike ne Prishtine ku kishin vizatuar kryqin e thyer nazist mbi to.

Ambasada e Shteteve te Bashkuara denon fuqimisht perdhosjen e varrezave hebraike ne lagjen Velania te Prishtines. Kjo veper e urrejtjes perben fyerje jo vetem ndaj familjeve te te varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik ne Kosove dhe pertej por po ashtu eshte fyerje ndaj shtetit dhe shoqerise shumetnike kosovare. Kjo eshte nje veper e perbuzjes se normave me themelore te tolerances bashkejeteses dhe respektit dhe nuk mund te tolerohet thuhet ne deklaratwn pwr shtyp te ambasades.

Koheve te fundit vijonkomunikata studentet e Universitetit Amerikan kane marre pjese ne nje projekt te restaurimit te varrezave dhe ne e shohim kete veper te perdhosjes se varrezave si sulm ndaj vepres se tyre te miqesise dhe vullnetarizmit.

Ambasada ne reagimin e saj e vlereson inicidentin si sulm ndaj vepres se tyre te miqesise dhe vullnetarizmit. Nuk eshte dhene ende ndonje hollesi nga organet e rendit lidhur me kete incident

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›