E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe kanosi kunatin e saj duke i vënë pistoletën në kokë/ Sarandë, pranga 31-vjeçarit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë.

31-vjeçari Kristi Ceka, banues në Borsh, shkoi në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku e dhunoi fizikisht.

Më pas, ka kanosur me armë zjarri atë dhe kunatin e saj duke i vendosur pistoletën në kokë.

Ai gjithashtu ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është larguar drejt Borshit me automjetin e tij tip Audi Q7.

Pas ndjekjes policore është arritur të kapet në Borsh dhe pritet sjellja e tij në Komisariatin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›