E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhunoi nënën dhe bashkëshorten, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Një 30-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›