Dhunoi për vdekje bashkëshorten/ Kapet pas 4 vitesh në Durrës, 38-vjeçari
Sondazh
Loading ...

schedule10:24 - 31 Tetor, 2026
Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, njofton policia.
38-vjeçari F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh.
Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

