E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunonte të ëmën, policët rrahin barbarisht të riun në banesën e tij

policia-sirenaaaPas arrestimit për dhunën që ushtronte ndaj nënës së tij, 17-vjeçari, Fatjon Skënderi, është rrahur barbarisht nga efektivët e policisë në Fushë Arrëz. Adoleshenti ka pohuar se nuk ua di  emrat dy policëve dhunues, ndërsa po ti shikojë mund ti identifikojë.

Ai i kërkonte para nënës së tij, e cila nuk kishte ku ti merrte. Djali, në inat e sipër e dhunonte sistematikisht të ëmën, kanë pohuar për GSH-në burime nga policia.

Nëna e ka denoncuar rastin dhe dy efektivët që kanë mbërritur në shtëpi, e kanë rrahur brenda në banesën e tij, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Dy ditë pas ngjarjes Fatjoni ka kërkuar ndihmën e medias për keqtrajtimin  e tij nga punonjësit e policisë.

Ata më goditën me shkop gome në të gjithë trupin. Në një moment, teksa doja ti shpëtoja dhunës, u përplasa në derë dhe vrava hundën. Shenjat që më kanë mbetur tregojnë qartë dhunën  e ushtruar ndaj meje. Dy policët nuk pushonin së godituri. Teksa  ata më godisnin, u thashë se do i padisja ku të mundesha, për më tepër që po më rrihnin në shtëpinë time. Nëse unë kisha bërë faj, ata duhej të më merrnin në postën e Policisë dhe të më pyesnin çfarë kishte ndodhur, shprehet Fatjoni.

Pas publikimit të rastit, dy policët janë rikthyer sërish në familjen Skënderi dhe e kanë detyruar atë të nënshkruajë një deklaratë se nuk është dhunuar prej tyre./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›