Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg dy të arrestuarit

Apeli la në qeli dy dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi.
Dritan Nano që porositi sulmin brutal dhe dhëndri i tij, Dorian Alia kishin kërkuan lirinë por përpjekja rezultoi e pasuksesshme.
Fatmirësisht, Mëngjesi ia doli të dalë nga koma pas 16 ditësh, ndërsa vijon të jetë nën kujdes intensiv në një spital të Greqisë.
Avokati Sokol Mëngjesi, u godit pasi shoqëroi të birin në kopsht herët në mëngjes, nga katër persona.
Policia ende nuk i ka kapur tre të tjerët që i shkaktuan plagë të shumta./vizionplus.tv