E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhunuan avokatin e Berishës, policia: 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se organizatori i ngjarjes është identifikuar Dorian Alia, i cili është vetë dorëzuar, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.

“Dorian Alia u identifikua si organizator i kësaj ngjarje kriminale, materialet do i kalojnë prokurorisë për veprën penale vrasja e funksionarëve të lartë, e mbetur në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, vazhdon operacionin për kërkimin dhe kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria e Tiranës kërkon ndihëm e qytetarëve dhe për çdo informacion vendos në dispocion 20 mijë euro“-tha në konferencë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›