E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhunuan me sende të forta një person, arrestohet 22 vjeçari në Durrës, në kërkim i vëllai

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje.

Sipas policisë, i riu, së bashku me të vëllanë, kanë goditur me sende të forta një person në gusht të vitit 2023 duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vijon puna për kapjen e të vëllait që është ende në kërkim./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›