E Diel, 8 Nëntor 2026

Dhunuan policin bashkiak, vihen nën hetim babë e bir në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy persona, babë e bir, pasi dhunuan punonjësin e policisë bashkiake Bruno Jazaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku babë e bir kanë goditur me grushte 37 vjeçarin.

Polici u dërgua ne spital pasi ka marrë goditje në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›