E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhuroi spektakël në fundjavë, Asani përfshihet në formacionin e javës

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani është përfshirë në formacionin e javës në Korenë e Jugut. Asani ishte protagonist me Gwangju, teksa realizoi dopietë, në fitoren 2-1 ndaj Anyang.

Përveç golave të shënuar, Asani ka kontribuar, edhe në aspekte të tjera.Performanca e 29-vjeçarit, është vlerësuar me notën e lartë, 8.3.

Jasir Asani po luan sezonin e tij të 3-të te Gwangju. Më herët, ai ka luajtur për AIK dhe Kisvarda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›